Rritet në të paktën 45 numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në sulmin e kryer dje nga ushtria izraelite ndaj kampit të palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza janë ndarë informacione aktuale lidhur me sulmin që ushtria izraelite kreu mbrëmë ndaj tendave të palestinezëve të zhvendosur në Rafah.

"Numri i palestinezëve që humbën jetën në sulm është rritur në 45 dhe numri i të plagosurve në 249", njoftohet në deklaratë dhe shpjegohet se 23 nga ata që humbën jetën janë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Dje, Izraeli bombardoi tendat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka marrë vendim që të ndalohen sulmet.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa në lajmin e saj mbrëmë kishte njoftuar se në sulm kishin humbur jetën të paktën 40 palestinezë./aa