Anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi vijuan sot me vizitat në terren, fillimisht në Qendrën Shëndetësore Kamzë dhe më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Në vizitën tek Qendra Shëndetësore Kamzë, komisioni u prit nga drejtoresha e Qendrës Meribana Zela, dhe stafi shoqërues, ku diskutuan mbi shërbimin e Checkup-it.

Më pas, komisioni vijoi vizitën në Spitalin Universitar të Traumës, ku u prit nga drejtoresha e Spitalit Edlira Bode dhe stafi shoqërues i spitalit./ata