Po bëhen përpjekje për nxjerrjen e trupave që janë nën rrënoja në zonën Al-Faluja të kampit të refugjatëve Jabalia, ku ushtria izraelite u tërhoq pjesërisht pasi la pas shkatërrime të mëdha.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, në rajonin e Al-Faluja-s, ku ushtria izraelite u tërhoq pjesërisht shumë trupa u mblodhën nga rrugët dhe nën shtëpitë që u kthyen në rrënoja.

Në Al-Faluja, ku ushtria izraelite dhe automjetet ushtarake u tërhoqën pak nga zona, u pa se dhjetëra shtëpi që u përkisnin palestinezëve u dogjën dhe një pjesë e madhe e shkatërrimeve u lanë pas.

Tërhoqën vëmendjen edhe disa automjete ushtarake të ushtrisë izraelite, të cilat u bënë të papërdorshme në rajon.

Ushtria izraelite nisi sulmet tokësore në kampin e refugjatëve Jabalia dhe zonat përreth më 12 maj. Operacioni tokësor në fjalë u zgjerua pasi ushtria izraelite hasi në rezistencë të fortë më 15 maj.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, u vranë 36.096 palestinezë, përfshirë të paktën 15.239 fëmijë dhe 10.093 gra ndërsa 81.136 u plagosën.

Ndërsa raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet gjithashtu duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar./aa