Në Elbasan rriten rastet infrakteve të miokardit duke nisur nga mosha 25-vjecare, vetëm javën e fundit në urgjencën e qytetit janë regjistruar 9 raste me infrakt të miokardit, ku 6 prej tyre janë nisur për në QSUT për të kryer ndërhyrjen e menjëhershme koronare ku kulmin e te paraqiturve ne urgjence e kane pasur muajt e pare te vitit.
Mjeku Ergys Mici shprehet për Syri Tv se shkak kryesor vitet e fundit për infrakte mbetet dhe Covid, ku sëmundjet kronike Pulmonare kane qene rastet me dominuese pas atyre Neurologjike. Shkaqet kryesore sipas mjekut mbeten, duhan pirja, alkoli, por nuk përjashtohen as të rinj të cilët konsumojnë lëndë të ndryshme narkotike ku kohët e fundit ka dhe ulje të moshës deri në 25 vjeç së rasteve që paraqiten në urgjencë, ku problemet kardiake mund të çojnë dhe në humbjen e jetës.
Simtomat e para që një pacient ndjen kur kalon një parainfrakt janë dhimbje të kraharorit,por dhe të stomakut ku këto të fundit sjellin disa forma të infrakteve. Ndonëse pacienti mund ti mbijetojë vdekjes ai sërisht është i rrezikuar pasi ka dëmtuar zemrën në formë të pa rikthyeshme.
Mjeku këshillon që rinia të jetë e kujdeshme dhe të kryej sa më shumë aktivitete fizike pasi dhe obeziteti është një ndër pikat kyçe, por kryesorja të ndaloj së piri pije narkotike. Ndonëse në minutat e para ata nuk e vërejnë dobësimin e zemrës por pas pak kohësh do të kemi dëme të pa rikthyeshme./SyriNet