Algjeria u dërgoi anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) projekt-rezolutën që kërkon nga Izraeli të ndalojë menjëherë sulmet e tij në Rafah.

Draft rezoluta e parë nga Anadolu i bën thirrje Izraelit të "ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake dhe çdo veprim tjetër në Rafah".

Në projekt-rezolutën që kërkon lirimin e të gjithë robërve, tërhiqet vëmendja për rëndësinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar në këtë kontekst.

Projekt-rezoluta kërkon pajtueshmëri me rezolutat 2712, 2720 dhe 2728 të KS të OKB-së.

Në projekt-rezolutën, e cila kujton masat e përkohshme të marra nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) kundër Izraelit, dënohet shënjestrimi pa dallim i civilëve.

Nuk dihet ende se kur do të votohet projekt-rezoluta e paraqitur nga Algjeria për negociata.

Drejtoresha e Komunikimit e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Juliette Touma dje tha se numri i viktimave në sulmin izraelit në kampin e palestinezëve të zhvendosur me forcë në qytetin Rafah më 26 maj ishte shumë i lartë dhe u raportuan të paktën 200 njerëz të vrarë./aa