Një nga zyrtaret e larta që punon në Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Emigrantëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, Stacy Gilbert ka dhënë dorëheqje për shkak të politikave të administratës së Joe Bidenit ndaj Gazës.

Sipas lajmit të gazetës amerikane "Washington Post" (WP), Gilbert u dërgoi një e-mail punonjësve të Departamentit duke thënë se raporti i Departamentit të Shtetit se Izraeli nuk bllokoi ndihmën për Gazën ishte i pasaktë.

Thuhet se raporti, i cili tërhoqi reagimin e Gilbertit dhe çoi në dorëheqjen e saj, legjitimonte "dërgimin e miliarda dollarëve ndihma për Izraelin nga administrata e Bidenit".

Më tej thuhet se një zyrtar nga Departamenti i Shtetit për dorëheqjen e Gilbertit tha: "Ne pranuam që kishim pikëpamje të ndryshme dhe ramë dakord për këtë".

Drejtori që dha dorëheqje nga Departamenti i Shtetit për shkak të "politikës ndaj Gazës", Josh Paul bëri një deklaratë në lidhje me dorëheqjen e Gilbertit në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

"Dorëheqja e Gilbertit nxjerr në pah dështimin e plotë të administratës së Bidenit dhe Sekretarit të Shtetit (Anthony) Blinken për t'u përballur me masakrën në Gaza që ka vazhduar për më shumë se 7 muaj", tha Paul./aa