Gjermania vendosi të zgjasë edhe për një vit mandatin e ushtarëve të saj, të cilët marrin pjesë në Misionin Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Këshilli i Ministrave ndërkohë që ka vendosur të zgjasë edhe një vit mandatin e ushtarëve gjermanë në KFOR, ka kufizuar numrin e personelit në 400.

Numri i ushtarëve gjermanë që ndodhen me mision në Kosovë është 290. Vendimi i Këshillit të Ministrave duhet të miratohet nga Parlamenti Federal.

Ushtria gjermane ndodhet në Kosovë që nga 12 qershori i vitit 1999. Në Kosovë ndodhen gjithsej 4.800 ushtarë nga 28 vende./aa