Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e një 64-vjeçari në kryeqytet, i cili ndërsa ka hapur derën e makinës, ka përplasur një të mitur.
12-vjeçari është dëmtuar, ndërkohë që 64-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas ka rënë në prangat e policisë.
I mituri i plagosur u transportua në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.