Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka uruar z. Afrim Gashi, me rastin e zgjedhjes në postin e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ajo u shpreh se ka besimin se me zgjedhjen e tij, bashkëpunimi mes Parlamenteve të dy vendeve do të rritet.

“Urime Kryetarit të ri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi.
Me besimin se bashkëpunimi parlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të rritet e zgjerohet”, tha Nikolla./BalkanWeb