Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim në Pragë, me përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Hasani u shpreh se, ata janë histori suksesi në Çeki, sikundër anembanë botës.

Ministri vuri theksin tek projektet dhe nismat konkrete për bashkëkombësit që dëshirojnë të kontribuojnë në Shqipëri.

“Sfida jonë e përbashkët janë  projektet dhe nismat konkrete për të gjithë bashkëkombësit tanë që dëshirojnë të kontribuojnë për të bërë edhe më shumë për Shqipërinë tonë”, shkroi Hasani në një postim në rrjetet sociale./ata