Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me faktin që Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, gjë që u konfirmua dje nga avokatët e tij në mbledhjen e Këshillit të Mandatëve.
Në një dalje për mediat, Berisha tha se Ahmetaj ka ikur për azil jashtë vendit, me urdhër të Ramës.
“Prokuroria ose kontrollorët e saj njoftuan Ahmteajn para se sa të njoftonin parlamentin. Shtoj këtu se për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e prokurorisë ishte fshehur 3 ditë nga Kuvendi i vendit. Dje Arben Ahmetaj tregoi se cila është shkalla e ultë morale, standardi më i ultë i organizatës kriminale të Ramës. Pasi pasuruan veten e tyre, sapo të thirren për të dhënë shpjegime, arratisen pa u hyrë ferra në këmbë. Arratisja e tij tregon qartë se ishte rregulluar nga Rama”, tha Berisha.