kipi mjekësor i Spitalit Rajonal të Vlorës ka realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale maksilofaciale, në një rast kompleks.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
“Një pacient 29 vjeç me defekt të lindur interatrial, u paraqit në spital me diagnozën ‘Fascit cervikal nekrotizant’. Falë kushteve të posaçme spitalore dhe ndërhyrjes në kohë pacienti gëzon shëndet të plotë”, tha Koçiu.
Ministrja Koçiu falënderoi ekipin e mjekëve: Dr. Everest Dede, kirurg maksilofacial, dr. Edmond Breshani, shef i Shërbimit të Reanimacionit; dr. Anisa Hila, anesteziste; infermiere salle Kleoniqi Mustafaraj dhe Rajmonda Lilaj.
Spitali Rajonal Vlorë ofron shërbime dhe ambiente moderne, me standarde evropiane dhe me pajisje të teknologjisë së fundit./ata