Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në interpelancë opozitës në lidhje me akuzat për çështjen McGonigal. Ai ka thënë që në fillim të fjalës së tij, se asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij.

"Po zhvillon një tjetër, unë s’kam ardhur e s’do të vij më këtu për këta, këtu kam aRdhur sa herë të të jetë nevoja. Edhe për deputetët e shumicës të cilët sot nuk mund t’i lija vetëm në këtë mocion absurd për debat, më absurd në historinë e këtij kuvendi një kulm I përcarjes në formën e një marrie, të cilët do e refuzonin si një çthurje delirante.

 

E kam menduar prej kohësh dhe e kam thënë qysh në të hyrë të vendit të ri që s’do e furnizoj me energjinë time zjarrin e përplasjesm, nuk kam më asnjë dëshirë të armatosem me fjalorin e kësaj lufte, të një opozite që përsërit vetveten në pafundësinë e një rruge qorre. Fatkeqësisht janë përfshirë me zell e zjarr për shumë vite në këtë palo luftë. I ka të huajësuar njerëzit me politikën duke menduar që të gjithë ne jemi një jashtëqitje e kombit e ndarë përgjysmë. Flisni bërtisni, ulërini akuzoni shpifni kërcënoni shani ofendoni sajoni, fabrikoni hidhuni përpjetë sa të doni por nderin e përballjes bam e bum me mua nuk e keni për ta pasur. Po të doni mos u shkulni më kurrë nga udhëkryet e mua s’do më keni më palë në këtë vajin e pambarimtë të vajeve tuaja, janë kthyer në pjesë të pandarë të saj, ju jeni në rrergull keni hyrë në rrugën e 10 ku më keni rrëzuar, më keni detyruar të arratisem 100 herë, ato protesta me 200 njerëz 100 herë."