Nën drejtimin e Kryetares, Lindita Nikolla, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Mbledhja shqyrtoi kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për zhvillimin dhe përcaktimin e kohës së debatit lidhur me raportimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve vendosi me dakordësi të plotë që zhvillimi i debatit do të jetë 120 minuta për raportimin e institucioneve të pavarura./ata