Në Tiranë vijon puna për ndërtimin e Lotit 7 të Unazës së Madhe, me gjatësi 1.92 km.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e këtij loti, i cili nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës.

“Në kantierin e Lotit 7 të Unazës së Madhe, Tiranë deri tani janë realizuar rreth 70% e punimeve”, shkruan Rama.

Në Unazën e madhe po punohet në disa segmente, në pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja”, te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri, në Shkozë.

Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare./ata