Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua sot me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në Pragë, kryeqytetin e Republikës Çeke, njoftoi Ministria e Jashtme turke.
“Ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan u takua me Antony Blinken, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, në margjinat e takimit jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Pragë”, tha ministria në X.
Më shumë informacion nuk u dha, por sipas burimeve diplomatike, diskutimet mes dy kryediplomatëve u fokusuan në një armëpushim në Gaza, përparimin në zgjidhjen me dy shtete, situatën në Ukrainë dhe përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve në disa vende afrikane.
Gjithashtu u përcollën pikëpamjet e Ankarasë për zhvillimet e fundit në Siri, si dhe u diskutuan tema me interes për aleancën përpara samitit të NATO-s që do të mbahet në Washington, thanë burimet./aa