Deputeti Luçiano Boçi ka kërkua ndërprerje të seancës plenare pasi kreu i qeverisë Edi Rmama u largua nga Kuvendi sapo mbylli fjalën.
Baçi tha se seanca duhet të fillojë sapo të vijë Rama, ndërsa fjalimin e këtijtë fundit e cilësoi si hartim të shkollës së mesme.
“Ndërpriteni seancën deri në momentin që të vijë Rama. Po bëni shoë, gallatë për tre çështje të rëndësishme. Rama nuk u përgjigj fare. Pse trembet. Ka 5 javë që e pret Kuvendi. Parashtrimi i tij ishte një frymëzim personal, ishte një hartim i shkollës së mesme. Pas kësaj shkon e ikën. Kjo nuk është seancë”- tha ai.