Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shtyrjen e diskutimit dhe miratimit të projektligjit për taksat kombëtare.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cilësoi ligjin si “klientelist sepse prek vetëm një prodhues, pijet e homogjenizuara (barista) dhe hirrën e qumështit, që në fakt i shërbejnë një grupi të vogël njerëzish sa mund t’ia vendosësh emrin ligjit akoma pa ardhur në parlament.”
Tabaku ngriti çështjen e fermerëve duke bërë thirrje të diskutohet sesi ekonomia mund të ndihmojë fermerët.
“Parlamenti sot ka nevojë të dëgjojë së çfarë skeme incentivimi për fermerët po bëhet; si ndihmon kjo skemë për të rritur dhe nxitur eksportet; si ndihmon skema aktuale me pagesën e TVSH-së, por njëkohësisht dhe me mungesën e rimbursimit për fermerët për të nxitur ekonominë e fshatit që jemi në një periudhë shumë të vështirë.Diskutimet individuale për një ligj që prek një prodhues, Parlamenti duhet të ketë turp t’i diskutojë”, tha Tabaku.