Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar mbështetjen publike prej 2 miliardë eurosh për objektin e prodhimit të çipave që do të krijohet në Itali.

Komisioni i BE-së njoftoi se është miratuar vendimi për të mbështetur ngritjen e korporatës STMicroelectronics, respektivisht të një fabrike të re prodhimi gjysmë-përçues në Siçili të Italisë.

Komisioni theksoi se mbështetja në fjalë do të forcojë sigurinë e furnizimit, qëndrueshmërinë dhe sovranitetin digjital të Evropës në teknologjitë gjysmë-përçuese, në përputhje me objektivat e përcaktuara në Ligjin Evropian të Çipave.

Në njoftimin e komisionit thuhet se fabrika e çipave do të kontribuojë gjithashtu në transformimin digjital dhe të gjelbër dhe se ndihma publike do të jetë në formën e një granti të drejtpërdrejtë prej rreth 2 miliardë eurosh për kompaninë për të mbështetur një investim total prej 5 miliardë eurosh.

Fabrika e çipave në fjalë është planifikuar të funksionojë me kapacitet të plotë në vitin 2032.

Autoriteti për të përcaktuar se si vendet anëtare të BE-së do të ofrojnë mbështetje publike bie në juridiksionin e Komisionit të BE-së.

Vendet anëtare mund të përdorin mbështetjen publike vetëm në rastet që nuk dëmtojnë konkurrencën dhe janë në interes të publikut./aa