Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në punimet e Komisionit Ekonomik dhe Social Evropian.

Muzhaqi, së bashku me presidentin e Komisionit, Oliver Röpke, koordinatoren e KESE, Biliana Sirakova, zëvendëspresidentin e Forumit Rinor Evropian, Elias Dray, presidenten e Grupit Rinor të KESE, Katrina Leitane, Amir Ghoreishi, Nicoletta Merlo, Mira-Maria Danisman, Susannah Halogen, Christelle Savall, Maurizio Cuttin, Anthony Efstathiadis, Vasilis Angelopoulos, Sébastien Pérel, Marion Picot, Petra Pieskä, Hasmik Barseghyan përfaqësues të shoqërisë civile dhe të rinj, diskutuan për politika rinore dhe angazhimin e të rinjve në strategjinë afatgjatë të BE-së.

Muzhaqi theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “me EESC “Youth Test”, nuk do të hapen vetëm dyert për të rinjtë, por edhe një vend në tryezë për të formuar politikat e BE-së”.

Ministrja Muzhaqi u shpreh shumë krenare që “në Shqipëri, që në 2021 kemi hapur vend në tryezë për të rinjtë që të kontribuojnë mbi politikat rinore”./ata