Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert sot në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve” dhe mikpriti në ambientet e seancës plenare fëmijët e të gjitha grupmoshave.
Agjenda ditore i përfshiu fëmijët në veprimtari të ndryshme, që nga lojrat e organizuara, informimi për të drejtat e tyre, turet e historisë së parlamentarizmit shqiptar, të drejtat e trajtuara përmes artit, takimi me deputetë dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Fëmijët patën mundësi të takojnë dhe të bisedojnë me zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj, deputetet Ina Zhupa, Etilda Gjonaj, Blerina Gjylameti dhe Ori Nebiaj, rreth punës së parlamentarëve, funksionit të tyre në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi, për zhvillimin e një shoqërie më të mirë dhe gjithëpërfshirëse./ata