Krahas takimit dhe drekës së punës me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bashkë me zëvendëspresidentin Cevdet Yilmaz dhe ministrin e Mbrojtjes, Yashar Guler, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit në takim edhe nga shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan.

Në takim u diskutua rreth fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në realizimin e projekteve të përbashkëta në ekonomi, rritjes së shkëmbimit tregtar dhe mbështetjes së Turqisë në siguri, mbrojtje dhe integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Duke shprehur mirënjohjen për marrëdhëniet bilaterale, Kurti nënvizoi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të Turqisë për rajonin si dhe për paqen e sigurinë në Kosovë përmes pjesëmarrjes në misionin paqeruajtës KFOR. /KosovaPress/