Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka uruar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve.
Veliaj theksoi se fëmijët janë frymëzimi për të punuar gjithmonë e më shumë.
“Gëzuar 1 Qershorin kalamaja! Ju jeni frymëzimi që ne të punojmë gjithmonë e më shumë për t’u dhënë një të ardhme plot dashuri dhe mundësi”, shkruan Veliaj.
1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në Shqipëri dhe në mbarë botën, u kushtohet fëmijëve me aktivitete festive.
Dita e Fëmijëve është vendosur më datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë në vitin 1925.
Më 1 Qershor jo vetëm festohet, por kjo ditë njihet për sensibilizimin për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve./ata