Me rastin e 1 Qershorit, ditës së fëmijëve, një grup të vegjlish patën mundësinë të vizitojnë një nga anijet e Forcës Detare.
Me kuriozitetin e fëmijëve, ata u njohën me misionin e Rojës Bregdetare, pajisjet që ata përdorin gjatë patrullimit në det, e shumë aspekte të tjera.
Ministria e Mbrojtjes ka uruar me anë të një mesazhi të gjithë fëmijët e ushtarakëve dhe të të gjithë Shqipërisë, gëzuar 1 Qershorin.
Ministria e Mbrojtjes thekson angahzimin të mbështesë familjet e efektivëve të Forcave të Armatosura, përmes politikave të reja sociale që kanë nisur të zbatohen, për të garantuar edhe një të ardhme të ndritur për fëmijët dhe Shqipërinë.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi fëmijët me rastin e 1 qershorit.
“Për ata që janë forca jonë! Për ata që janë e ardhmja e Shqipërisë! Gëzuar 1 Qershorin”, ishte urimi i ministrit Peleshi./ata