Deputetja e PS-së Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24 të moderatores Nisida Tufa, foli edhe rreth tureve që Kryeministri Rama ka zhvilluar me diasporën.

Diaspora është shumë e rëndësishme dhe ky ishte momenti i duhur, tha Kodheli.

Një çështje shumë e rëndësishme është ajo e votës së diasporës për të cilën ne do të mundohemi që në zgjedhjet e ardhshme të jetë e mundur.

Ka vështirësi teknike, por patjetër edhe nga ana legjislative që do punë. Identifikimi është gjithashtu një pikë kyçe, por sapo të mundemi të bëjmë identifikimin përmes pasaportave patjetër që e mirëpresim votën e diasporës sepse është e rëndësishme, tha Kodheli.

Pjesë nga fjala e Kodhelit:

Diaspora është e rëndësishme dhe ky ka qenë momenti i duhur.

Ka një ngërç sa i përket votës së diasporës, por ne në Komisionin e jashtëm kemi edhe një komision për diasporën dhe po hartojmë mundësinë apo edhe modelin që do na duhet të ndjekim për të bërë të mundur edhe prezencën e votës së emigrantëve.

Problemi,le të themi kështu ose vështirësia qëndron  te identifikimi, por sa i përket politikës se si do funksjonojë ne duhet të zgjedhim mënyrën se si, sepse në disa vënde ka mënyra të ndryshme.

Ne duhet të zgjedhim një model

Në momentin që ne do kemi mundësinë të paktën me identifikimin me anë të pasaportës patjetër do e mundësojmë, se përdhembull në disa shtete të tjera është krijuar mundësia e të votuarit me postë apo në mënyre elektronike, A do të ndiqet kjo? Nuk e di ende, do të duhet që ta hartojmë e verifikojmë me nuk e kemi këtë mundësi.

Ka vështirësi teknike por edhe nga ana e legjislacionit, mbase në zgjedhjet e ardhshme do të jetë zgjidhur dhe emigrantët do të japin votën e tyre, që patjetër është e rëndësishme./BalkanWeb