Partia e Lirisë, organizoi sot tryezën për bujqësinë.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se, përmes programit të PL për bujqësinë i jepet një goditje shpopullimit.
Meta e cilësoi shpopullimin si “axhendë e qëllimshme të Rilindjes që ka falimentuar këtë sektor jetik për vendin.
Meta gjithashtu theksoi se, “fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori”, gjë që sipas tij, “tregon armiqësinë e theksuar ndaj bujqësisë”.
“Nuk mund të krenohet qeveria me ca bujtina në Kolonjë kur i ka dëbuar kolonjarët”, tha Meta.
“Fermerët në Kolonjë, në Korçë dhe në mbarë vendin po hedhin produktet në kanal, po sharrojnë drurët frutorë, po mbyllin fermat e po largohen nga Shqipëria për shkak të mosmbështetjes nga qeveria që i ka braktisur bujqit dhe fermerët”, theksoi Meta./ata