Në orët e fundit mësohet se gjendja shëndetësore e ish–kryeministit Fatos Nano është drejt përmirësimit.

 

 Siç e kishin paralajmeruar një ditë më parë, mjekët kanë hequr nga intubimi Nanon dhe kane vendosur ta furnizojne me oksigjen përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë, procedurë që njihet me emrin Trakeostomi.

 

Mjekët kanë bërë një ndërhyrje duke hapur rrugën e sipërme respiratore. Nëpërmjet këtij tubi të vendosur në qafë, lejohet kalimi i ajrit dhe oksigjenit drejt mushkërisë nëpërmjet aparatit respirator.

 

Kjo është një procedurë e nevojshme tek pacientët që kërkojnë ventilim të zgjatur artificial. Sipas mjekëve, ai është i vetëdijshëm, por nuk mundet të artikulojë.

 

Fatos Nano u shtrua ne spitalin privat në 24 Gusht.

 

Fatos Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ish-kryeministrit i është kthyer problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK që nënkupton pamundësi të mushkërisë për të kryer funksionin e saj.

 

Brenda këtij viti është shtruar disa herë herë në spital për të marrë shërbimin mjekësor.