Kryeminstri Edi Rama gjatë ceremonisë së ‘mirënjohjes publike’ të organizuar ditën e sotme, ka njoftuar për miratimin e ligjit të basteve online.

 

Kryeministri u ndal dhe foli për miratimin e basteve online, ligj i cili pritet të miratohet në kuvend këto ditë. Bën me dije se eksperienca ka treguar se nuk kanë arritur ta ndalojnë si aktivitet, por nuk do të ngelet një aktivitet formal ku qarkullon paraja e zezë.

 

Sipas tij të ardhurat e basteve online do të fokusohen në fushën e sportit dhe teknologjisë.

 

“Tjetra është që së shpejti do kalojmë në miratim, këto ditë do fusim në agjendë miratimin e basteve online pas konsultës publike. Ne, siç tregon eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, njëjtë si vendet e tjera nuk e kanë bërë. Në vend që të mbetet një aktivitet informal ku qarkullon paraja e zezë, të jetë një aktivitet ku do futen kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët. Të gjitha të ardhurat, sipas ligjit do i kalojnë sportit dhe teknologjisë. Në ligj e kemi bërë të qartë që këto para, do jenë të fokusuara vetëm në këtë pjesë dhe nuk do ndryshohet destinacioni. Do kemi një bord kombëtar mbikëqyrës, kreu i KOKSH, ai i FSHF-së etj, do jenë aty për të bërë ndarjen e të ardhurave për sportin dhe kulturën. Fondi është i konsiderueshëm, kjo sipas parashikimeve. Lëvizja sportive nga poshtë, me të gjitha federatat do ketë rritje. Jemi fokusuar te basketbolli dhe volejbolli për meshkuj dhe femra”, tha Rama mes të tjerash.