Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan, tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, “i cili po e tërheq zvarrë rajonin dhe gjithë botën drejt katastrofës”, duhet ndalur.

“Ky lakmitar barbar, bandit dhe gjakatar i quajtur Netanyahu, i cili po tërheq zvarrë rajonin tonë dhe mbarë botën drejt katastrofës, duhet të ndalohet”, tha Erdoğan gjatë një fjalimi në kryeqytetin Ankara.

“Si Türkiye, ne kundërshtojmë shtypjen, masakrën dhe padrejtësinë që ka ndodhur për 76 vjet në çdo platformë. Ne qëndrojmë me popullin palestinez me të gjitha mjetet tona”, shtoi ai.

Lidhur me luftën kundër terrorizmit, Erdoğan tha: “Türkiye nuk mund të gjejë paqe ose të ndihet e sigurt derisa kënetat që prodhojnë terror në Irakun verior dhe Siri të thahen”./aa