Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha se "disa qarqe" që janë larguar nga rajoni i Karabakut të Azerbajxhanit po kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendit të tij.
"Nuk mund të mos vërej se disa qarqe të zhvendosura me forcë nga Nagorno-Karabaku, me dashje apo pa dashje, po ndërmarrin veprime dhe hapa që përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Republikës së Armenisë", tha Pashinyan gjatë një takimi të qeverisë në Jerevan, raporton agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Duke u shprehur se ky qark po deklarohet si "një lloj qeverie në mërgim", Pashinyan tha se e vetmja qeveri në vend është qeveria e udhëhequr nga ai dhe se nuk mund të ketë tjetër.
Pashinyan paralajmëroi se do të ndërmerren hapa të nevojshëm dhe të duhur për të parandaluar forcat e huaja që të përdorin qarqe të caktuara për të kërcënuar sigurinë kombëtare të Armenisë.
"Nëse dikush në Armeni e identifikon veten si qeveri, kjo është një çështje e sigurisë kombëtare. Kjo nuk është një deklaratë e thjeshtë, është një mesazh i qartë", shtoi ai./aa