Karabinierët italianë të Ros kanë arrestuar Rosalian, motrën e bosit mafioz Matteo Messina Denaro, me akuzën e bashkëpunimit mafioz. Sipas hetuesve, ajo kishte ndihmuar në shmangien e kapjes së vëllait të saj për vite me radhë dhe kishte menaxhuar “kasën e familjes” dhe mbante lidhjet e bosit mafioz përmes copave të voglave të letrave me njerëzit e tij gjatë mungesës së tij të gjatë.

 

Rosalia e njohur si Rosetta, më e madhja nga katër motrat e Messina Denaro-s, është nëna e Lorenza Guttadauro, një avokate e cila, që nga dita e arrestimit, ka ndihmuar bosin mafioz, dhe gruaja e Filippo Guttadauro-s, i cili shërbeu 14 vjet për shoqatën mafioze dhe është ende në burg.

 

Djali i dytë i saj, Francesco, nipi i preferuar i kumbarit trapanez, po shlyen një dënim prej 16 vitesh për bashkëpunim me mafian.