Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar këtë te diel në një nga galeritë e kromit në minierën e Bulqizës.
60 vjeçari Zeni Murati, humbi jetën në galeritë e nëntokës pasi u godit nga një masiv gurësh.
KSSH ka informacione nga terreni se shkak është bërë mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë.
"Pak ditë më parë në Martanesh humbi jetën dhe Armand Peshku në një nga galeritë e zonës.
Në muaj maj dhe 2 ditët e para të qershorit janë 6 te vdekur nga aksidentet në punës, çka tregon se alarmi jonë ka rënë në vesh të shurdhër.
Zeni Murati, Armand Peshku, Jurgen Veshaj, Emiljano Frroku, Dedë Gjoni, dhe Adrian Fejzullahut humbën jetën në vendin e punës përgjatë këtyre ditëve dhe shteti heshti.
KSSH u shpreh ngushëllime familjeve të tyre dhe zotohet se do angazhohet për drejtësi për këto viktima", shprehet në reagimin e tij, KSSH./Tema