Autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentit Fatjon Bici në Gramsh në dëshminë e tij para hetuesve ka dhënë detaje për ngjarjen.
Bici thotë se e kanë goditur me grusht dhe në atë moment i janë errësuar sytë, ka nxjerrë thikën nga xhepi dhe ka goditur personin që e dhunoi.
Sipas reporttv, autori i dyshuar nuk mbante mend asgjë pas ngjarjes nga gjendja e shokut që ka kaluar gjatë situatës kur ka plagosur personin tjetër.
“Personi me flokët kaçurrela, e ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ai nuk e ka menduar gjatë, pasi i janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, ka nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur personin me kaçurrela. Shton se nuk mban mend se ku e ka goditur. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S… me grusht në bark.
Nuk mbaj mend nëse S ka goditur njeri apo jo por pashë vetëm që S u godit me grusht në bark. Pas kësaj grupi tjetër iku për nga shkolla kurse ne të katërt ikëm për nga gjykata dhe më pas na kapi policia tek lumi. Kur na kapi Policia, H e kishte hedhur dorezën në tokë para se të na kapte Policia, unë hodha thikën e gjakosur, Xh kishte hedhur dorezën që kishte dhe S kishte hedhur thikën e tij. Deklaron se nuk mban mend nëse kam goditur njeri tjetër pas personit me kaçurrela, pasi është errësuar nga sytë dhe nuk arrin të kujtojë asgjë”, ka thënë autori i dyshuar në dosje.