Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë prezantimin e ekspertëve Irena Resuli, Imeldi Sokoli, Doriana Musai, Ramiz Metaliaj për turizmin, mbrojtjen e ambjentit, zhvillimin dhe planifikimin urban.

Ndër zotimet e PD për këtë sektor është vënien në funksion të korridorit Adriatiko-Jonian dhe rehabilitimin e disa akseve kryesore të vendit. Një tjetër zotim i PD është edhe heqja e pagesës në rrugën e Kombit.

Disa nga propozimet e programit të Partisë Demokratike:

–        Përmirësojmë rrjetet e brendshme të infrastrukturave kombëtare duke bërë të mundur ndërtimin dhe vënien në funksion të korridorit Adriatiko-Jonian pa pagesë në fund të mandatit të parë qeverisës të Partisë Demokratike

–        Heqim pagesën për cdo makinë në Rrugën e Kombit duke maksimizuar lëvizjen e turistëve po ashtu Shqiptarëve të Kosovës e në këtë mënyrë kontribuojmë rritjen e përfitimeve ekonomike në dy anët e kufirit.

–        Bëjmë të mundur rehabilitimin e aksit rrugor Shkodër-Tropojë-Kukës-Dibër-Librazhd-Përrenjas-Pogradec- Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet-Gjirokastër që njihet si unaza lindore kombëtare.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, turizmi do të njohë një zhvillim dhe hap cilësor në balancimin dhe orientimin e këtij sektori drejt turizmit të qëndrueshëm dhe kjo do të arrihet në dy prioritete madhore

–        Duke fuqizuar zinxhirin e vlerës së turizmit në burime njerëzore, në ofrimin e mundësisë së punësimit por edhe kualifikimit të çdo hallke të turizmit.

Si dhe duke rritur cilësinë dhe sasinë e produkteve të konsumit turistik, sic janë produktet bujqësore dhe blegtorale për ta mbajtur origjinal dhe për të krijuar identitetin e markës turistike Shqiptare.

–        Partia Demokratike do të hap 4 shkolla profesionale me fokus turizmin ne këto qytete: Korcë,Shkodër,Berat,Gjirokastër.

–        Krijimi i Fondit të Mjedisit, ku cdo e ardhur nga taksimi mbi pasojat mjedisore do të destinohet direkt për eleminimin e asaj pasoje, sic është aktualisht psh taksa mbi ndotjen që shkakton cdo litër karburant. Pra, Fondi Mjedisor do të jetë një rrjedhje transparente, lehtësisht e idnetifikueshme e cdo qindarke: nga burimi i të ardhurave e deri tek përdorimi në mjedis.

Më poshtë postimi i Bashës:

Shqipëria meriton më shumë!

Irena Resuli, Imeldi Sokoli, Doriana Musai, Ramiz Metaliaj prezantuan një plan të integruar dhe ambicioz për:

TURIZMIN, MBROJTJEN E AMBJENTIT, ZHVILLIMIN & PLANIFIKIMIN URBAN

GazetaShqiptare