Shqipëria brenda pak ditësh nis aventurën e saj në Euro 2024 dhe përgatitjet do të nisin që me miqësoren që kuqezinjtë luajnë sot ndaj Lihtenshtejnit. Para kësaj miqësore, grupi kuqezi ka marrë vendimet edhe sa u përket numrave që do të mbajnë në fanella futbollistët në këtë ndeshje, e më pas në Europian.
Ashtu siç pritej, prioritet u ëshsë dhënë lojtarëve që kanë dhënë kontribut gjatë kualifikueseve dhe kanë mësuar tifozët me një numër të veçantë në fanellë apo identifikohen me të. Kjo ka bërë që emrat që nuk grumbulloheshin rregullisht, të “sajoheshin” me numrat e mbetur bosh, ose të marrin të lojtarëve të cilët u lanë jashtë nga Silvinjo.
Kështu, Rei Manaj ka marrë numrin 7 të Keidi Bares, i cili është një mik i ngushtë i tij që kur luanin me përfaqësueset e moshave. Broja është detyruar të kalojë te numri 11, ai që ka mbajtur më parë Uzuni. Ndërsa numri 16 që mbahej historikisht nga Cikalleshi, i ka kaluar të riut Medon Berisha.
Portieri Simon Simoni do të jetë në ndeshjen e sotme me numrin 27, duke bërë të qartë se ai do të jetë portieri rezervë nëse një nga të zakonshmit Berisha-Strakosha-Kastrati përballen me probleme.
LISTA ME NUMRA
1 – Etrit Berisha,
3 – Mario Mitaj
4 – Elseid Hysaj
5 – Arlind Ajeti
6 – Berat Gjimshiti
7 – Rei Manaj
8 – Klaus Gjasula
9 – Jasir Asani
10 – Nedim Bajrami
11 – Armando Broja
12 – Elhan Kastrati
13 – Enea Mihaj
14 – Qazim Laçi
15 – Taulant Seferi
16 – Medon Berisha
17 – Ernest Muçi
18 – Ardian Ismajli,
19 – Mirlind Daku
20 – Ylber Ramadani
21 – Kristjan Asllani
22 – Amir Abrashi
23 – Thomas Strakosha
24 – Marash Kumbulla
25 – Naser Aliji
26 – Arber Hoxha
27 – Simon Simoni
Panorama