Nis jo mirë udha e sportistëve shqiptarë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Qitësja Manjola Konini është renditur në vendin e parafundit, në disiplinën e qitjes në ajër në distancë 10 metra.

Nga 44 sportistë, Kononi u rendit në vendin e 43-ë, duke u eliminuar nga gara. Në vendin e fundit u rendit sportistja greke Anna Korakaki, e cila u tërhoq në dy provat e fundit. Në total ishin gjashtë prova. Qitësja shqiptare arriti të grumbullojë 549 pikë, të cilat e renditën të parafundit.

Tashmë Manjola Kononi do të luajë shanset e saj në disiplinën 25 metra me pistoletë, që pritet të zhvillohet në datën 2 gusht. Nesër do të jetë radha e notares Kaltra Meça, e cila do të garojë në disiplinën 200 metra stil i lirë./ata