Teksa ditën e sotme Gjykata e Apelit pritet të japë vendimin për vulën e PD, Rudina Hajdari, ka dhënë një deklaratë për mediat pikërisht para dyerve të gjykatës.

 

Hajdari tha se PD nuk është një pronë që të vendosë gjykata se kush është kryetari.

 

Ajo theksoi në fjalën e saj se e vendosin anëtarët e PD të ardhmen e kësaj partie.

 

“Ajo që po ndodh është e paprecedentë. I kujtoj gjykatës, shoqërisë që ky është një problem që na përket të gjithë. Gjykata nuk mund të mohojë të drejtën. PD nuk mund të trajtohet si pronë private, s’mund të vendoset nga një trup gjykues nëse kjo i përket zoti Berisha apo jo. E inkurajoj gjykatën që ta shoh këtë vendim. Po e them dhe si nënë, jam e shqetësuar. jam këtu për t’i kujtuar gjykatës, se gjithë procesi është falsitet. PD nuk mund të trajtohet si pronë private. Do e inkurajoja gjykatën që mos të harrojë drejtësinë, dhe të prevalojë shumicën. Shumica është vullneti përmes votës. E vendosin anëtarët e PD të ardhmen e kësaj partie. Parimi po thuhet, dhe dua t’ua rikujtoj gjykatës. Jam këtu si gardiane e këtij parimi, pasi jam e bija e Azem Hajdarit, që dha jetën për këto parime. Ndaj i bëj thirrje gjykatës që të kenë parasysh që partitë dhe kryetarët e tyre zgjidhen si proces i votës së lirë dhe jo përmes gjyqeve”, tha Rudina Hajdari.