Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama shprehu besimin se Malësia e Madhe do të vazhdojë vetëm përpara, pasi sipas tij, çdo kthim mbrapa do jetë problem në radhe të parë për Malësinë e Madhe dhe për të gjithë ata që duhan të investojnë.
Në fjalën e tij gjatë takimit elektoral në Malësinë e Madhe, Rama solli në vëmendjen investimin e bërë në Bogë duke e cilësuar një mrekulli.
Ai shtoi se “ky është fillimi i një mrekullie. Duhet të bëjmë një destinacion për ski që këtu të vijnë jo thjeshtë turistët që hipin nëpër male, por që të vijnë turistët që flejnë, konsumojnë e paguajnë shumë”.
“Të bëhet siç janë alpet në vendet e tjera evropiane që janë vendet me të ardhura më të larta nga turizmi sepse është një lloj turizmi që nuk e gjen kollaj dhe ne jemi në mes të Europës”, nënvizoi Rama.
“Ne do merremi me këto punë apo do merremi me “Like floririn”. Kush i fut ata në një zyrë i ka dhënë mundësinë që ata të bëjnë çetën e vet dhe të fillojnë të merren, merr lek këtu, e merr lek atje”, deklaroi kreu i PS-së.