Në Dibër tashmë kanë nisur festimet, pasi kandidati I partisë socialiste Rrahim Spahiu ka fituar me mbi 67% të votave ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ismail Ukën.

 

Ministrja Belinda Balluku, e cila është drejtuesja politike e qarkut Dibër, teksa ka theksuar se kanë shënuar objektivin e tyre ‘4 me 0’ për qarkun e Dibrës, pasi të katërta bashkitë u fituan nga socialistët,  ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë besuar te socialistët.

 

Ndër të tjera ajo thotë se sot në Dibër janë bashkuar qytetarë të majtë dhe të djathtë, pasi besojnë se Rrahim Spahiu është ai që do ta bëj Dibrën më të mirë.

 

 “4 me 0 Qarku i Dibrës, ky ka qenë edhe objektivi ynë. Zakonisht Partia Socialiste, objektivat i realizon dhe qarku i Dibrës meriton që të ketë vëmendjen totale të Partisë Socialiste dhe të qeverisë shqiptare. Ndërkohë, gjej rastin që të falenderoj këtu nga Dibra, pasi në qytetet e tjera e kemi bërë të gjithë skuadrën e Partisë Socialiste, por jo vetëm, pasi këto vota me ketë diferencë nuk është vetëm e PS. Sot në Dibër janë bashkuar të majtë dhe të djathtë, janë bashkuar të gjithë ata qytetarë që besojnë se Spahiu është ai që do ta bëj Dibrën më të mirë”, tha Balluku.