Shkollat profesionale po tentojnë të zgjidhin problemin që ka aktualisht sektori i turizmit për të gjetur staf të kualifikuar, duke investuar në këtë drejtim për të përgatitur fuqi punëtore të kualifikuar që u përgjigjet kërkesave të tyre.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, Ejvis Gishti, bën me dije se ka interes në rritje nga të rinjtë për këto degë.

Megjithatë, përsëri, oferta është e pamjaftueshme. Sipas saj, 60 për qind e nxënësve në arsimim profesional që mbarojnë maturën janë të punësuar.

Qyteti i Vjenës ka mbështetur me financim projektin për rritjen e cilësisë në arsimin profesional të fokusuar tek studentët që ndjekin degët e hoteleri-turizmit, i fokusuar në ekspertizë dhe infrastrukturë./Tema