Pavarësisht numrit të lartë të shtetasve të huaj në vend përgjatë gjysmës së parë të vitit, paraja e shpenzuar ishte e ulët duke parë pritshmëritë në fillim të vitit. 4.57 milionë turistët e huaj që u regjistruan deri në qershor shpenzuan mesatarisht 426.6 euro për person ose individ.

Të dhënat nga Instituti I Statistikave të lidhur me ato të Bankës së Shqipërisë tregojnë se  në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë një turist shpenzoi gati 31 euro më pak.

Edhe pse në total shpenzimet e shtetasve të huaj në Shqipëri ishte rreth 1.9 mld euro ose e thënë ndryshe 400 milionë euro më shumë se 6-mujori I parë I vitit të kaluar, rritja e çmimeve në zonat bregdetare të vendit bëri që këta shtetas ta mendonin dy herë për të futur dorën në xhep.

Një faktor ndikues luan dhe paraja informale që qarkullon në Shqipëri pasi shumë biznese të vogla në vend zgjedhin mso të deklarojnë xhirot e tyre.

Një trajektore tjetër kanë ndjekur shqiptarët  të cilët të favorizuar si nga çmimet e lira të biletave të udhëtimit, por edhe nga zhvlerësimi I euros shpenzuan më shumë para.

Përgjatë periudhës janar-qershor të këtij viti shqiptarët nxorën nga xhepat e tyre plot 1.2 mld euro ose e thënë ndryshe një shqiptar për pushime shpenzoi rreth 340 euro. në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë shpenzimet mesatare për një shqipatr për të kaluar pushimet jashtë vendit u zgjeruan me rreth 22 euro./Scan