Banka e Shqipërisë bën të ditur se, letrat me vlerë në valutë të huaj të qeverisë në bilancin e sektorit bankar në fund të vitit 2023, arritën vlerën e 83 miliardë lekëve.

Krahasuar me një vit më parë, vlera e këtyre aseteve është rritur me 4%.

Qeveria emetoi Eurobondin e gjashtë në qershor të 2023, me vlerë 600 milionë euro dhe afat maturimi 5-vjeçar. Investimet e bankave në eurobonde kryhen nëpërmjet blerjeve në ankande.

Sipas BSH-së, instrumentet e borxhit në valutë të qeverisë shqiptare po tërheqin një interes në rritje të sektorit bankar, kjo për faktin se kthimet kanë qenë të kënaqshme, për faktin se normat e interesit për monedhën euro janë të ulëta.

Gjithashtu, rritja e lartë e depozitave në valutë gjatë viteve të fundit ka krijuar sasi të konsiderueshme likuiditetesh të lira për bankat, për kreditimin e ekonomisë./ata