Rei Manaj vazhdon të jetë emri më i lakuar në merkaton e futbollistëve në Turqi, pas një sezoni të jashtëzakonshëm që ka bërë me Sivaspor duke shënuar 22 gola në të gjithë kompeticionet.

Sulmuesi shqiptar është në shitje dhe ofertat për të duket se nuk mungojnë.

Sipas mediave turke, më e fundit vjen nga Seria A, ku sulmuesi ka luajtur edhe më parë dhe njeh mjaft mirë ambientin, portalet e mediave të mëdha turke raportojnë se për Manajn ka një interesim konkret nga Lacio, që është gati të kthejë në elitën e futbollit italian sulmuesin shqiptar.

Nuk bëhen të ditura shifrat që ofron Lacio, por klubi i Sivaspor ka bërë të qartë se ka refuzuar oferta prej 6 milionë eurosh për lojtarin nga Seria A më përpara, teksa tani kërkon 15 milionë euro për kartonin e tij./Tema