Zyrtarizimi i Kylian Mbappe te Real Madrid solli një sërë reagimesh nga bota e futbollit, mes të cilëve ishte edhe një nga emrat më të mëdhenj që ka njohur historia e këtij sporti, Cristiano Ronaldo.

Ish-ylli i “Los Blancos” ka komentuar në foton e publikuar nga Mbappe në rrjetet sociale, ku francezi ishte ende një fëmijë dhe shfaqej në krah të portugezit (ishullit të tij) dhe shprehej se ëndrra u bë realitet.

Në komentin e tij Ronaldo shkruan se tashmë është momenti që ai ta admiroj Mbappe-në.

“Tani është radha ime të të admiroj. I emocionuar që të shoh duke ndezur Bernabeun. HalaMadrid”,-shkruan Cristiano Ronaldo duke komentuar foton./Tema