Pranë stadiumit kombëtar në Tiranë do të hapet Akademia e Çiklizmit.
Lajmi u bë i ditur sot nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaron se kjo akademi synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve që të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.
“Akademia e Biçikletave së shpejti do të hapë dyert për fëmijët. Në këtë hapësirë do të kenë mundësi të mësojnë biçikletën, rregullat e qarkullimit, të eksplorojnë dhe të argëtohen”, tha Veliaj.
Përveç marrjes së mësimeve bazë për çiklizmin, akademia është kthyer gjithashtu në një hapësirë zbavitëse dhe rekreative për grupmosha të ndryshme./ata