SHBA-ja i ka bërë thirrje Izraelit të mos rrisë tensionet me Hezbollahun në Liban pa përfunduar një marrëveshje e mundshme për lirimin e pengjeve me Hamasin.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN thuhet se SHBA-ja i ka bërë thirrje Izraelit të mos rrisë tensionet me Hezbollahun. Muajt e fundit administrata amerikane nuk ia ka përcjellë për herë të parë këtë kërkesë Tel Avivit. Këtë herë kjo kërkesë ka arsye thelbësore sepse brenda disa ditësh mund të arrihet marrëveshje për lirimin reciprok të pengjeve.

Ka një supozim se armëpushimi i mundshëm në Rripin e Gazës do të ndikojë në konfliktin në veri dhe ndoshta do të çojë në armëpushim atje. "Për këtë arsye, duke parë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim dhe ndoshta një marrëveshje politike me Libanin, amerikanët i kërkojnë Izraelit të mos përshkallëzojë situatën në kufirin verior", thuhet mes tjerash në lajm.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka informuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se nuk duhet të përshkallëzojë tensionet me Hezbollahun, thuhet më tej.

Zyra e kryeministrit izraelit në një një deklaratë të publikuar në platformën e saj X njoftoi se edhe kryeministri Netanyahu ka informuar presidentin Macron rreth detajeve të planit të tij për lirimin reciprok të pengjeve.

Në deklaratë vihet në dukje se plani do të sigurojë që Izraeli të arrijë të gjitha objektivat e tij të luftës, përfshirë eliminimin e lëvizjes Hamas./aa