Hackathoni i Kriptografisë ka nisur sot nis rrugëtimin drejt krijimit të një algoritmi dhe çelësave Kombëtarë të Kriptimit.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se Hackathoni i Kriptografisë u krye nën mentorimin e Qendrës së Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Studentët e Masterit Profesional në “Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes” të AFA nisën sot një përvojë të jashtëzakonshme për të shfaqur aftësitë e tyre në krijimin e një algoritmi të rëndësishëm kombëtar, nënvizoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale./ata