Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu priti sot në Tiranë drejtorin e Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA), Alexis Goosdeel.

Koçiu tha se, gjatë takimit diskutuan lidhur me fushat e bashkëpunimit sa i takon hapave që Shqipëria duhet të bëjë në lidhje me programet e shkëputjes nga varësia e numrit të personave përdorues të drogave.

“Gjithashtu me fokus të veçantë, biseduam mbi sfidat e trajtimit të tyre dhe përfshirjes në programet e reduktimit të dëmit nga droga”, u shpreh Koçiu.

Ministrja theksoi angazhimin e MSHMS për përshpejtimin e hapave drejt përafrimit të legjislacionit me vendet e BE dhe ngritjen e një sistemi të paralajmërimit të hershëm, si pjesë e network-ut europian./ata