Struktura pritëse e emigrantëve që do të vijnë nga Italia është gati në Shëngjin. 

Nga pamjet që vijnë, duket se i gjithë kampi është ngritur dhe ruhet nga policët italianë. Kampi është ndërtuar me mure të lartë dhe ka mbikëqyrje me anë të kamerave.

Në këto pamjet shihet vetëm një pjesë nga qendra e pritjes së emigrantëve. Ndërsa po këtu do mbajë konferencë Rama dhe kryeministrja italiane Meloni. 

Qendra e pritjes do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e emigrantëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit./Tema