Napoli emëroi Antonio Conten si trajnerin e tyre të ri me një kontratë trevjeçare.
“Napoli është një klub me rëndësi të madhe në skenën ndërkombëtare”, tha Conte pas ceremonisë së nënshkrimit.
“Jam i lumtur dhe i emocionuar nga ideja për të zënë vendin tim në kampin e Napolit. Unë me siguri mund të premtoj një gjë: do të jap gjithçka për të zhvilluar ekipin dhe klubin. Jam plotësisht i përkushtuar ndaj detyrës që kam në dorë, ashtu siç është edhe stafi im”, shtoi ai.
54-vjeçari Conte ka drejtuar edhe Juventusin, Chelsean, Interin dhe kombëtaren italiane.
Ai drejtoi Chelsean kur ata fituan Premierligën angleze 2017 dhe Kupën FA 2018.
Trajneri italian ka fituar gjithashtu katër tituj të Serie A; një me Interin në 2021 dhe tre me Juventusin në 2012, 2013 dhe 2014./aa